Rama publikon fotot nga Amerika ku është me të shoqen/ Do habiteni sa shumë është rritur, Zaho

Këtë javë kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi Shqipëria mori me 2 qershor kryesimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.Mirëpo përveç delegacionit zyrtar me Ramën kanë udhëtuar edhe bashkëshortja e tij Linda me djalin e tyre Zahon.

Me 25 korrik të këtij viti Zaho mbush 8 vjeç, teksa duket se ka marrë edhe stilin e veshjes së Ramës, klasik kombinuar me sportive.Kujtojmë që si Rama ashtu edhe Linda kanë nga një fëmijë tjetër nga martesat e tyre të mëparshme, kryeministri djalin Greg dhe Linda vajzën Rea.Rama shkon në Amerikë bashkë me gruan dhe djalin! Sa qenka rritur Zaho (foto)Kryeministri Edi Rama duke folur në cilësinë e Presidentit të Këshillit të Sigurisë, theksoi se është e nevojshme që shtet të punojnë sëbashku për respektimin e të drejtave të njeriut.

Rama në fjalën e tij të parë si kreu i KS tha se të gjithë sëbashku duhet të punojnë për ta bërë botën më të vogël për shkelësit e ligjit, që askush të mos besojë më se mund të kryejë krime dhe mund të mos japë llogari.“Ky është vetëm fillimi i Presidencës shqiptare të Këshillit të Sigurimit dhe menjëherë sjellim tashmë për diskutim në Këshill një çështje të rëndësisë së lartë, llogaridhënien.

Pas pak minutash do të kem nderin dhe kënaqësinë të kryesoj në emër të Presidencës shqiptare një debat të hapur për forcimin e llogaridhënies dhe drejtësisë për shkeljet e rënda të së drejtës ndërkombëtarë. Zbatimi i së drejtës ndërkombëtare dhe i Kartës së OKB-së, mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut dhe mbështetja e sistemit të OKB dhe i veprimit shumëpalësh janë në zemër të politikës së jashtme shqiptare e po kështu janë përparësitë kryesore të mandatit tonë në Këshillin e Sigurimit”.