‘Qielli ra mbi mua…’, Andresa rrëfen arsyen pse e mbajti të fshehtë shtatzëninë për 5 muaj

Andresa Ambrosio, vajza simpatike e cila vodhi zemrat e publikut shqiptar në daljet e saj në emisionin “E Diela Shqiptare”, është duke përjetuar një nga momentet më të bukura të jetës së saj. Ajo është shtatzënë. Ky lajm u zbulua nga një zonjë e cila në linjë telefonike për rubrikën “Telebingo” e pyeti Andresën “Mos je pak shtatzënë?” Këtë lajm Andresa e pranoi.

E ftuar këtë të mërkurë në emisionin ‘Rudina’ në ‘Tv Klan’, ajo rrëfeu se përse nuk e bëri menjëherë publike shtatzëninë e saj, por zgjodhi të fliste vetëm pas 5 muajsh. Sipas saj e bëri këtë për arsye të një besëtytnie shqiptare se nuk duhet ta tregosh shtatzëninë deri në muajin e 5-të.

Më herët ajo nuk e ka pasur këtë besëtytni, por një eksperiencë e hidhur e bëri që ta fshehte lumturinë e saj. Ajo tregoi se para një viti kishte qenë shtatzënë dhe nga emocionet i tregonte të gjithëve se do të bëhej me fëmijë, por kur arriti në muajin e tretë të shtatzënisë, zemra e foshnjës pushoi…

‘Unë kisha planifikuar ta mbaja për 5 muaj, se është një histori në Shqipëri, në Brazil nuk ka histori për këtë. Në Shqipëri thonë duhet ta mbash 3 ose 5 muaj. Por unë pata një eksperiencë më para. Në tetor dhe vitin e ri. Unë u kënaqa, flisja në backstage, po vjen bebi, po vjen bebi…

Por në datën 29 dhjetor doktori tha se zemra është frenuar. Në momentin që doktori tha është frenuar, qielli ra mbi mua…. Unë dhe Mirko ishim shumë të trishtuar për Vitin e Ri…’ – tha Andresa për humbjen e shtatzënisë së parë kur ishte vetëm tre muaj dhe katër ditë.