Princi Harry kujton nënën e tij: Me të drejtë, lulet e saj të preferuara ishin lulet ‘Mos më harro’

Princi Harry ka përmendur në një fjalim nënën e tij duke kujtuar 25-vjetorin e humbjes së Dianës, Princeshës së Uellsit, që është për pak ditë.

Duka i Sussex-it po fliste të enjten në Aspen, Kolorado, në një ndeshje polo në mbështetje të bamirësisë së tij Sentebale, që punon me fëmijët në Afrikën jugore.

“Në Sesoto, gjuha e Basotos, fjala Sentebale do të thotë “mos më harro”. Javën e ardhshme është 25-vjetori i humbjes së nënës sime dhe ajo me siguri nuk do të harrohet kurrë”, tha princi.

Harry tha se shpresonte për “një ditë të mbushur me kujtime të punës së saj të pabesueshme dhe të mbushur me dashuri për mënyrën se si e bëri atë”, duke shtuar se ai donte që përvjetori të ishte një ditë për të ndarë “shpirtin” e nënës së tij me familjen dhe fëmijët e tij, të cilët ai “do të donte ta kishin takuar”.

“Çdo ditë, shpresoj ta bëj atë krenare”, tha ai. “Me të drejtë, lulet e saj të preferuara ishin lulet ‘Mos më harro’. Shpresoj që ne të mund ta kujtojmë trashëgiminë e nënës sime duke u përkushtuar sërish ndaj atyre që u shërbejmë, kushdo dhe kudo që të jenë.”