Përdori gjuhë fyese ndaj gazetarëve, polices së famshme i ndodh e papritura

0
249

Anisa Kostani, policja nga Elbasani e cila u bë e famshme për gjarprin që mbante si kafshë shtëpiake, ka fyer dje punonjësit e medias sepse, sipas saj, po nxijnë punën e policisë së këtij qyteti. Reagimi i Kostanit erdhi pas ngjarjes se rende ne Elbasan.

Pasqyrimi i ngjarjes nga media, ka irrituar policen, e cila përmes një shënimi në rrjetin social Instagram i ka quajtur punonjësit e medias të degjeneruar, madje ka vazhduar më tej duke thënë se ata do të përfundojnë “nën rrotat e makinave”.

Sot, mësohet se Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka nisur një verifikim për Anisa Kostanin, duke filluar procedurën e hetimit të thelluar administrativ. Mësohet se ndaj polices së krimit ekonomik në Elbasan ka pasur dhe më herët një hetim.

Referuar informacioneve nga AMP-ja, institucioni që kontrollon Policinë e Shtetit, bëhet me dije se Anisa Kostani ka qenë gjithashtu nën hetim për daljet e saj publike në media, ku ka tërhequr vëmendjen e publikut me gjarprin e famshëm që e mban në qafë.