Per nje vend parkimi kamarieri i merr jeten shoferit ne Sarande diten e sotme

Një vend parkimi është bërë shkak për një konflikt që përshkallëzoi në Sarandë. Mësohet se Klodian Bakiaj, i cili humbi jetën sot pasdite, kishte parkuar para restorantit ku punonte Xhanelo Tarja.

24-vjeçari punonte si kamarier në restorant dhe nisi të debatonte me shoferin për lirimin e vendit të parkimit. Pas konfliktit ai e goditi dy herë me mjet prerës.

Ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të hotelit në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar. Kujtojmë se Bakiaj u transportua në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit Xh. T., 24 vjeç, banues në Laç.

Shtetasi Xh. T, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, në lagjen nr.1, Sarandë, ka goditur me mjete prerëse shtetasin K. B., 41 vjeç, banues në Tepelenë, i cili si pasojë e dëmtimeve të marrë, ka ndërruar jetë në spitalin e Sarandës”, thuhet në njoftimin e policisë.