Pasi debatoi me ish-gruan, aktori i njohur var veten në banje

0
18598

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vdekja e yllit të “Power Rangers”, Jason David Frank. Mediat e huaja shkruajnë se ai ka vrarë vetën pas një sherri të dhunshëm me ish-gruan, Tammie Frank të shtunën e kaluar.

Tammie, e cila paraqiti kërkesën për divorc nga aktori në gusht, filloi të debatonte me Jason pasi ata u regjistruan në dy dhoma të ndryshme hoteli në Teksas të premten.


Por edhe pse ishin të vendosura në dhoma të ndryshme, ata të dy dyshohet se debatuan në dhomën e Tammie atë natë. Thuhet se situata u përshkallëzua pas ndërhyrjes së stafit të hotelit.

Ndërkohë një burim për TMZ thotë se të dy u rikthyen bashkë disa orë më vonë. Jason më pas u mbyll në dhomën e tij.

I njëjti burim ka shtuar se Frank ishte e shqetësuar për të dhe thirri policinë rreth orës 5 të mëngjesit të së shtunës në mëngjes. Policia e gjeti aktorin të varur në banjo. Kujtojmë që vdekja e aktorit u konfirmua të dielën. Ai ishte 49 vjeç. Jason u bë i famshëm për rolin e tij në “Power Rangers”.

Tammie shkoi në Instagramin e saj për të nderuar bashkëshortin e saj, me të cilin u martua në vitin 2003. “Humbja e shpirtit tim binjak”, ka shkruar ajo një seri fotosh që postoi të hënën. “Jason, nuk mund të vazhdoj pa ty! Ti je bota ime! Po, ne kishim vështirësitë tona, si çdo martesë.

Por muaj më parë ne ramë dakord se kjo ishte gjëja më e mirë për të dy. Biseda të thella, falje nga ne të dy. Jam thellësisht e humbur, e lënduar dhe plotësisht e shkatërruar. Kam humbur dashurinë time të vetme dhe të vërtetë. Unë do të jem “fishekzjarrja” jote e përjetshme….derisa të jemi sërish bashkë.”