Pas periudhës së vështirë/ Adriana Matoshi zbulon arsyen e ndarjes nga futbollisti 20 vite më i ri

KOSOVË-Aktorja Adriana Matoshi, ka zbuluar arsyen e vërtetë të ndarjes nga futbollisti nga Afrika, Keith Groeneveld. Në një intervistë për mediat e Kosovës, Adriana u shpreh se ka patur disa arsye të ndarjes së tyre, por ka theksuar se ajo ka dashur që Groeneveld të ecte përpara dhe të shkonte të ardhmen e tij pasi ka moshë të re. Adriana nuk e kishte menduar se mund të zgjaste ajo lidhje gjithë jetën. Gjithashtu ajo tha se Groeneveld dëshironte që të krijonte një familje dhe të kishte fëmijë.

“Po është e vërtetë që ne nuk jemi më. Thjesht jemi ndarë se e kemi parë të arsyeshme mos me qenë bashkë. Ka shumë arsye se pse por mund të them se nëse unë do të kisha qenë egoiste, do të ishim akoma bashkë. Kam menduar për më larg dhe nuk kam thënë kurrë se do të zgjasë tërë jetën. Keith ka dashur shumë të krijojë familje. Unë nuk kam qenë ai personi që kam dashur të kem edhe një fëmijë tjetër. Keith ka qenë shumë më i ri në moshë se unë dhe e kam parë që atij i duhet të ecë përpara, të fokusohet në punën e tij, në profesionin e tij dhe jo të jem unë prioriteti në jetën e tij”, tha Adriana.

Lidhja e Adrianës është përfolur shumë për faktin se kishin një diferencë gati 20 vjeçare me njëri-tjetrin.