Ori dhe Isli rikthehen në “Wake up”, por si të ftuar. Dyshja na zbulojnë ku do t’i shohim këtë sezon

Ori Nebijaj dhe Isli Islami u rikthyen në “Wake up” mëngjesin e kësaj të hëne. Jo për të prezantuar, por kësaj radhe si të ftuar në emisionin që kanë prezantuar për kaq vite. Ori dhe Isli këtë sezon do të jenë të angazhuar me projekte të reja. Ori konfirmoi se do ta shohim në drejtimin e “Përputhen” ndërsa Isli zbuloi se do të jetë konkurrent në “Dancing with the stars”.

Ori: Sezoni i ri ka të reja dhe në media është komentuar “Për’puthen”, me ikje dhe ardhje të reja. Shumë mundësisht do jem dhe unë pjesë e këtyre të reja. Unë them që po…

Isli: Menduan të më japin një sallë më të madhe për shkak të gjatësisë… Kam filluar të mësoj fjalorin e baletit sepse unë do jem në Dancing with the stars si konkurrent