Më martuan me zor, kam gati 3 vite që se takoj burrin.

Në një lidhje telefonike në një emision, nusja thotë se me burrin i cili ka 3 vite që jeton në Gjermani është martuar që 17-vjeçe, teksa shprehet se vjehrra e përdorte si shërbëtore.

Nusja:

Martesa…isha fëmijë dhe ma mbushën mendjen, se dija ça do ndodhte më pranova. Ma mbushi mendja familja e burrit dhe babai im më thoshte; është familje e mirë. Ma mbushën mendjen dhe ma bënë top; është familje e mirë.

Unë punoja në Togëz, ata kishin lokalin aty. Dhe më njohën. Ishte vjehrra që më zgjodhi.

Kam 3 vite që nuk e takoj burrin tim. Kur jam njohur, ka qenë disa kohë këtu dhe erdhi tani një muaj dhe më pas iku prapë.