Kosovari shgenjehet nga hoteli ne Velipoj pasi porosit mengjesin

Çmimet e kripura të hoteleve të bregdetit shqiptar kanë lënë të zhgënjyer edhe turistët besnikë të Kosovës. Këta të fundit nuk po i përballojnë dot ndryshimet e çmimeve dhe shprehen se nuk po dinë ku të ankohen.

Një shqiptar i Kosovës ka bërë publike një ankesë kundrejt hotelit ku po qëndron. Ai shpjegon se në këtë hotel ku po qëndronte kishte porositur mëngjesin dhe darkën dhe nuk i kishin sjellë ujë. Kjo për shkakun se duhej ta paguante.

Ai shkruan:

“Pershendetje, jam ktu tek nje hotel ne Velipoj,kam paguar per ushqim dhe pije ne dy vakte, mengjesin dhe darken si zakonisht mirpo sod nuk na sjellin uj per tu sherbyer thon se duhet paguar me pretekstin se jan ankuar higjiena (o vlla te ja bejm me dije se nuk trjtohet kshtu nje klijent. aq me pak nje kosovar i cili ja u di per nder pritjen e 99 tes qe na bet po ja kshtu te na grabisni ne kete form une nuk di ku te ankohem tjeter pos tek ju) ju lutem qe te mbetem anonim”