Këshillë për të gjitha gratë shqiptare/ Mos i lani rrobat me ngjyrë në këtë gradim, mbeten në to shumë…

0
529

Nëse lani rroba shumëngjyrëshe në temperatura 30 ose 40 gradë, ne kemi lajme të këqija për ju

Temperatura e larjes prej 40 gradësh është në kufirin e fundit, ndërsa 30 gradë është jashtëzakonisht kritike, sepse shumë baktere, të tilla si Escherichia coli, arrijnë të mbijetojnë në 37 gradë, transmeton Telegrafi.

Pra, nëse lani rrobat në një temperaturë më të ulët, bakteret mund të qëndrojnë lehtësisht në pëlhurë edhe pas kësaj.

Meqenëse temperatura prej 40 gradësh është kufiri i fundit, mikrobiologët këshillojnë që nuk duhet t’i lani rrobat në temperatura nën 60 gradë, veçanërisht të mos kurseni në larjen e rrobave të fëmijëve.

Duhet theksuar se të brendshmet, peshqirët, leckat e kuzhinës dhe çarçafët duhet të lahen në një temperaturë prej 90-95 gradësh.