Kengetarja Jonida Maliqi poston foto me djalin e saj. Shiko se sa eshte rritur. Foto

Edhe pse shumë aktive në mediat sociale, Jonida Maliqi nuk e ekspozon shumë të birin, Danin, që ka zgjedhur ta mbajë larg vëmendjes mediatike. Por duket se ka bërë një përjashtim së fundmi pasi i vogli ka festuar 11-vjetorin.

Këngëtarja i ka bërë një urim shumë të ëmbël në Instagram krah disa fotove ku shfaqen bashkë dhe dy videove nga festa e ditëlindjes.

“U bënë plot 11 vjet që erdhe në këtë jetë dhe ti je i vetmi që më dhuron kaq shumë dashuri, qetësi dhe lumturi. Të dua përjetësisht biri im! Gëzuar ditëlindjen!”, ka shkruar këngëtarja krahas fotove.

Shumë urime për Danin.