Ja surprizat e motit për pasditen e sotme ben gati cadren dhe kujdes nga era e forte

0
63

Territori shqiptar gjatë paradites do të vijojë nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta por me vranësira disi më të dendura në zonat malore.

Parashikohet që orët e pasdites të sjellin zhvillim të vranësirave duke rrezikuar rrebeshe afat-shkurtra shiu në pjesën më të madhe të vendit. Më të theksuara në zonat juglindore ku priten edhe mini stuhi të forta ere.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 33°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.