Humb jeten ne moshe te re ish-gazetarja dhe aktorja shqiptare

Një lajm i trishtë vjen për artin shqiptar. Ka humbur jetën ish-gazetarja dhe aktorja e teatrit “Qëndresa” në Fushë Kosovë, Teutë Tmava.

Lajmin e ka bërë të ditur Ali Topalli, kandidati për deputet në zgjedhjet parlamentare 2021 nga Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK.

“U shua Teutë Tmava – Ikona e Teatrit QËNDRESA në Fushë Kosovë

Teutë na ike shpejtë dhe papritmas, nuk e besuam. Do të kujtojmë si shoqe të mirë, aktore e personalitet me nam në Fushë Kosovë.

Lamtumir Teutë!”, shkruan Topalli.