Humb jeten ne kantierin e ndertimit 44 vjecari shqiptar ne Itali

0
210

Një aksident tragjik në punë i ka marrë jetën një shqiptari në Itali. 44-vjeçari Aleks Palushi ka humbur jetën pasditen e sotme rreth orës 15:15 në një kantier ndërtimi në Vigevano, në zonën e Pavias.

Shqiptari ishte pronari i një kompanie të vogël ndërtimi me banim në qytet.

Policia ka deklaruar se shqiptari po pastronte një betoniere të vogël çimentoje kur ngeci brenda dhe u shtyp. 44-vjeçari po punonte për rinovimin e një godine të vjetër.