Humb jeten diten e sotme shkrimtari i njohur shqiptar

Pasditen e sotme është ndarë nga jeta shkrimtari i njohur Nasho Jorgaqi.

Nasho Jorgaqi shkrimtar, skenarist, hulumtues dhe studiues shqiptar nga më të njohurit, doktor i shkencave, “Mjeshtër i Madh i Punës”, lindi në vitin 1931 në Fier.

Ai është autor botimesh letrare, skenarësh filmash, përkthimesh dhe botimesh shkencore. Nga krijimtaria e tij e gjerë përmendim veprat: Dashuria e Mimozës, Ëndrra dhe plagë, Tomka, Antologji e mendimit estetik shqiptar, Udhëtim me Fan Nolin, Larg dhe afër, Mërgata e qyqeve, Estetika e fjalës shqipe, Portrete dhe gjurmime.

Jorgaqi është edhe një ndër studiuesit më të mirë të veprës së Fan Nolit.

Në media raportohet se homazhet në nder të tij do të mbahen ditën e nesërme në Akademinë e Shkencave nga ora 12.00 në 14.00.