Humb jeten 2 vjecari ne Korce pasi piu nje shishe raki

0
304

Një fëmijë 2-vjeçar ka mbërritur i pajetë në ambientet e spitalit të Bilishtit.

Nga të dhënat e para dhe deklarimet e stafit mjekësor, dyshohet se fëmija ka humbur jetën pasi ka konsumuar aksidentalisht një sasi pije alkoolike, konkretisht raki nga një shishe që familjarët e kishin lënë në banesë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

E ëma e ka gjetur djalin të shtrirë dhe e ka çuar menjëherë në spital por fatkeqësisht fëmija ka ndërruar jetë në banesë.