Gjarperi iken nga shtepia e vet tek shtepia e komshiut. Alarmohet e gjithe lagja

Një burrë ka bërë thirrje që gjarpërinjtë e mëdhenj të ‘ndalohen’ si kafshë shtëpiake në Mbretërinë e Bashkuar.

Arratisja e fundit e një pitoni 5 metra i gjatë në Chandler’s Ford pranë Southampton, u bë virale këtë javë pasi gjarpri kishte përfunduar duke rrëshqitur mbi çatinë e një shtëpie para se të goditej me një fshesë.

John Williams, 30 vjeç, është përgjigjur me të njëjtin thirrje dhe tani i ka marrë gjërat në duart e tij. Ai thotë se zvarranikët ‘jashtëzakonisht të mëdhenj’ nuk duhet të mbahen si kafshë shtëpiake. “Kush ka nevojë për një gjarpër të tillë? Aq më tepër në një shtëpi me tarraca në mes të një zone banimi – është e paimagjinueshme.’

‘Mendoj se është një turp. Gjarpërinjtë kaq të mëdhenj duhen mbajtur nën kontroll të vazhdueshëm, ata i përkasin kopshteve zoologjike, jo shtëpive pasi duhet të mendohet për pasojat.

Po ju si mendoni? Lini komentin tuaj më poshtë