Gazetari anglez harron celularin ne autobuz. Por ja cfare ben shoferi i autobuzit per gazetarin

Marc Perry, një gazetar anglez i ka kushtuar një postim në Twitter një shoferi nga Prishtina. Ai kishte harruar telefonin dhe shoferi është kthyer për t’ia dorëzuar.

Në postimin e gazetarit, shkruhet se shoferi i autobusit i quajtur Haki kishte bërë disa kilometra për t’ia rikthyer telefonin Perrit.

Ai ahkruan se kjo nuk është hera e parë që harron sende të cilat ia kanë gjetur dhe ia kanë kthyer banorët vendas.

“Sot e lashë telefonin në një autobus të Prishtinës. Një shofer autobusi hero i quajtur (Haki?) bëri kilometra shtesë për të ma kthyer. Duke qenë se harroj shumë, nuk është hera e parë që kam humbur gjëra që janë gjetur dhe më janë kthyer nga vendasit”, shkruan ai në postimin në Twitter.