Futen ne det nga vapa e madhe. Humbin jeten dy burra diten e sotme

Dy persona kanë ndërruar jetë në pasditen e sotme teksa kanë qenë duke notuar.

Bëhet me dije se rreth orës 17:33, shtetasit S. M., rreth 66 vjeç, duke notuar në plazhin e Borshit, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe për pasojë është mbytur në ujë.

Ndërsa në Kavajë një tjetër 66-vjeçar duke notuar në plazhin e Kavajës, dyshohet se është mbytur në ujë.

“Sot, rreth orës 17:33, shtetasit S. M., rreth 66 vjeç, duke notuar në plazhin e Borshit, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe për pasojë është mbytur në ujë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia Himarës.

“Sot, rreth orës 17:40, shtetasi V. N., 66 vjeç, duke notuar në plazhin e Kavajës, dyshohet se është mbytur në ujë.