Flori Mumajesi ben deklaraten prekese per nenen e tij

Flori i ka postuar ne rrjetet sociale një mesazh të ndjerë për atë që e solli në këtë botë, nënën e tij, e cila u ndaj nga jeta shkurtin e kaluar prej problemeve me zemrën.

Nëna e tij paska ikur nga kjo botë pikërisht ditën e lindjes (40-vjetorit) të këngëtarit:“Nëpërmjet muzikës kam ndarë ndër vite copëza shpirti, prej kohësh nuk e bëj më, mbase prandaj e ndjeva kaq të nevojshme ta ndaja edhe aq shpirt sa më ka mbetur me këtë foto dhe pikërisht sot!

Sot u zgjova djersitur dhe sa bëra të çohem nga krevati më erdhi era Loke, era mushe, era mam, era që më ka rritur, era jetë, era ta nuhasja duke zhytur kokën në qafë, era më e mirë në botë.

Më mungon është pak ta them, çdo ditë të kam para syve si luftove duke më shtrënguar dorën deri në frymën e fundit.

Asnjë urim s’ma mbush dot shpirtin kur s’e kam një telefonatë nga ty, një mesazh! Më ike ditën që më linde mushe, nuk e di a është më ditëlindja ime në datën 23”.