Flet burri i gruas që u hodh nga kati 4 në Elbasan: Nuk i kam ber gje!

0
1008

Elbasan- Një grua u hodh nga lartësia diten e djeshme

Sot ka reaguar bashkëshorti i saj i cili u dyshua se ai nuk sillej mire me te.

Pëllumb Likrama tha në një intervistë për emisionin “Zemër e Hapur” se në 30 vite nuk kishte shkuar asnjëherë në komisariatin e policisë dhe se nuk e kupton aktin e bashkëshortes së tij.

Teksa pranon se debatet në shtëpi kanë qenë të shumta dhe se komunikimi ishte i rrallë, ai thekson se nuk do të ketë asnjë lloj marrëdhënie me familjarët e Fatbardhës.

Pëllumb Likrama: Asnjehere nuk jam akuzuar per sjellje te keqe.

Unë flisja rrallë…Kur vija, Isha në punë kur u hodh.

Une vija nga puna e pija kafen dhe do haja një kafshatë bukë ajo mbante qëndrim.

I respektonte prindërit e mi, nuk e di si arriti deri këtu, nuk ma merrte mendja. Të vinë të ballafaqohen kush të dojë. Kontradita kemi pas, shtëpia ka llafe e debate por dhunë asnjëherë.

Kam 30 vite me të më takon ta përcjell në banesën e fundit, familjarët e saj as nuk dua ti shoh. Respektin do ja bëj deri në fund!