Familja me tete persona jeton ne autobuz kursejn para dhe shikoni sa luks qe ka/foto

0
281

Për një familje me tetë anëtarë, është sfiduese të jetosh nën një çati, kështu që imagjinoni nëse shtëpia juaj është një autobus dykatësh.

Dane dhe Deena Eyerly, të njohur si Familja Double Decker, jetojnë me kohë të plotë në një autobus dykatësh të konvertuar. Në foto shfaqet një pjesë e shtëpisë dykatëshe, e kuzhinës së tyre.Çifti aventurier bleu autobuzin dykatësh dhe e shndërroi atë në një shtëpi lëvizëse në mënyrë që të mund të bënin turne nëpër Shtetet e Bashkuara.Shtëpia ka gjashtë kabina gjumi, por mund të flenë 10 persona, dhe gjithashtu ka dy banjo duke përfshirë një dush të brendshëm.Në shtëpinëe tyre me rrota ato do kalojnëgati dy vjet, afërsisht dy javë në secilin shtet.

Dane tha: “Kjo është një shtëpi, jo aq e vogël, e cila më parë ishte një megabus që ne e kemi konvertuar.Pjesa e përparme e autobusit që është kabina, gjithashtu shndërrohet në zyrën e shtëpisë.Pas saj kemi frigoriferin dhe ngrirësin tonë.

Pastaj kemi kuzhinën e plotë me furrë dhe sobë me induksion me dy vatra.”Ai tregoi gjithashtu hapësirën e madhe të magazinimit në kuzhinë dhe se si lavamani dyfishohet si një dërrasë prerëse dhe zonë kullimi.Dane, i cili punon si një konsulent i pavarur për bizneset fillestare të teknologjisë, shtoi: “Pjesa e pasme e sediljeve tërhiqet përpara për t’u bërë tavolinë e dhomës së ngrënies.” Lart janë dhomat e gjumit dhe ai tregoi dushin në krye të shkallëve.Ai tha:“Në pjesën e përparme të autobusit kemi dhomën tonë të gjumit me krevat mbretëror dhe komo me përmasa të mëdha.

Pjesa e përparme paloset për të krijuar një dhomë më vete natën, por gjatë ditës mund të jetë për të luajtur fëmijët.»Dane shpjegoi se ai donte që fëmijët të kishin hapësirën e tyre në autobuz, kështu që shtrati i tyre është i vetmi që kthehet në diçka tjetër gjatë ditës. Ai shtoi: « Në pjesën e pasme të autobusit kemi gjashtë gabina, kështu që çdo fëmijë ka hapësirën e vet private. Prapa krevateve ka dollapë për veshjet e fëmijëve.

Kemi gjithashtu një banjë të dytë këtu lart.”Familja e përdor çatinë e rregullueshme, si një vend më shumë ndenjëse për netët kur duan të shohin filma, për shikimin e yjeve ose edhe për të fjetur.