E frikshme në bregdetin shqiptar, rrufeja godet një banesë (VIDEO)

Sarandë- Moti i keq ka përfshirë sot Shqipërinë ndërsa u regjistrua edhe viktima e parë në Malësinë e Madhe.

Mësohet se në qytetin e Sarandës një ndertesë në pronësi të J. A., është goditur nga rrufeja.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Për fat të mirë nuk raportohet për të plagosur.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.