“Del pozitiv me Covid pa qenë i infektuar”, Skënder Brataj sqaron njëherë e mirë ‘fenomenin’

0
166

Ne vendin tone situata eshte noramlizuar dhe te infektuarit me kovit jane te paket ne krahasim me muaj me pare. Por ne vendin tone pritet te kete ardhur dhe versioni i ri i kovidit.

Brataj është shprehur se kur pjesa më e madhe kanë qenë të infektuar me Covid-19, është vështirë të mos dalësh pozitiv.

I ftuar në “Open”, Brataj tha se kjo ndodh pasi ka ende mbeturina të virusit. Ai shtoi se mund të jesh i shëruar, mund të kesh kaluar tre muaj nga infektimi dhe sërish të dalësh pozitiv.

Brataj tha dhe se: “Në fillim flisnin për 80% asimptomatikë, sot shifra ka arritur në mbi 90%. Sot është vështirë të mos dalësh pozitiv sepse ka mbeturina të virusit. Tani kanë rënë këto mite, mund të rrish dhe 3 muaj e të dalësh pozitiv, por kjo nuk do të thotë se je i sëmurë,”