Cilat janë zonat që do të ‘përvëlohen’ nga temperaturat e larta, meteorologia: Cilat janë oraret që duhen shmangur

0
324

Meteorologia Lajda Porja, flet për rritje të ndjeshme të temperaturave në ditët në vijim, ku si vlerat më minimale përmendi 17-18 gradë në Korçë dhe Ersekë.

Teksa ka folur për mediar, Porja tha se në mesditë do të ketë rritje të madhe temperaturash duke kapur edhe 39 gradë celcius, ndërsa shtoi se në zona të izoluara do të shkojnë edhe 40 gradë.

Si zonat me temperaturat më të nxehta përmendi Shkodrën, Elbasanin, Tiranën, Beratin, Gjirokastrën, Kuçovën, Lushnjën dhe Fierin, ndërsa në veri, përmendi se në Kukës dhe në Has temperatura do të shkojë 36-37 gradë celcius.

Vija bregdetare do të jetë me temperaturë 34-37 gradë, ku Saranda dhe Ksamili do të shënojnë vlerat më të larta. Valët e të nxehtit do të qëndrojnë deri në 4-5 korrik.

Nesër do të ketë një rënie me 1 apo 2 gradë por do rritet sërish të premten dhe do të mbetemi me temperatura 37, 38 dhe 39 gradë. Në zona të izoluara verilindore mund të ketë ndonjë reshje.