Cifti shkoj te bente foto ne natyre por e godet rrufeja. Dhendri humb jeten

Nje rasti ndryshe ndodhi një çifti në Kinë kur dhëndri po pozonte për fotot para dasmës me të fejuarën e tij në një zonë piktoreske. Në një moment ai u godit nga rrufeja dhe humbi jeten.

Mali i borës së Jade Dragon në Lijiang, provincën Yunnan, është i famshëm për peizazhet e tij dhe tërheq shumë vizitorë, megjithatë është dhe tepër i rrezikshëm, pasi është i ekspozuar.

Dhendri po merrte pjesë në një fotosesion në Spruce Meadow, një vend piktoresk i famshëm për gjelbërimin dhe sfondin malor të mbuluar me borë.

Edhe pse moti ishte i keq, çifti vendosi të vazhdonte me fotografitë, por pak pas orës 13:30 Ruan u godit nga një rrufe. Njerëzit që qëndronin mjaft afër Ruanit mbetën të padëmtuar.

Shërbimet e urgjencës lokale mbërritën shpejt në vendngjarje dhe morën Ruanin

Autoriteti lokal i motit kishte lëshuar një alarm të verdhë për bubullima dhe rrufe. Rreth 1200 njerëz humbin jeten nga rrufetë çdo vit në Kinë.