Çifti i famshëm Flamuri dhe Armonda, marrin vendimin e papritur: E kemi vendosur bashkë

Kur flasim për çiftet që kanë bërë bujë të madhe në rrjete sociale, Flamuri dhe Armonda janë ndër të parët që na kujtohen.

Historia e tyre e dashurisë u bë e njohur për opinionin saktësisht nga rrjetet sociale. Shumë i përkrahën e të tjerë i komentuan në mënyra nga më të ndryshmet, por me besimin e plotë tek njëri-tjetri, ata dhanë shembull të jashtëzakonshëm, duke sfiduar të gjitha paragjykimet.

Por, ata kanë marrë një vendim të pazakontë. Flamuri dhe Armonda kanë habitur ndjekësit kur kanë bërë të ditur se do të largohen nga rrjetet sociale.