Bora dhe Donaldi u ribashkuan: Beatrix “thyen heshtjen per here te pare dhe tregon te verteten

Beatrix Ramosaj ka reaguar në mënyrë publike në lidhje me ngjarjet që ndodhën në jetën e saj fill pas Big Brother Vip. Gjatë një interviste, këngëtarja ka treguar se periudhën post BBV, nuk e ka pasur të lehtë ta kalojë. Por e quan veten “me fat” pasi është e rrethuar vetëm me njerëz të mirë.

Momentalisht ndihem me të vërtetë shumë në formë, e frymëzuar, shumë e qetë, shumë pozitive. Më është dashur patjetër kohë që të rigjeja veten sepse eksperienca që kam kaluar nuk ka qenë aq e lehtë jo vetëm për mua por edhe për të gjithë konkurrentët e tjerë. Është një lloj presioni që nuk mund të kalohet lehtë, njerëz me mish e gjak jemi. Kur vjen puna tek gjërat që të përfshijnë emocionalisht je i mbyllur patjetër. Kam qenë shumë më fat që kam shumë njerëz të mirë që më rrethojnë, jam e rrethuar me dashuri. Jam munduar ta mbaj veten të angazhuar me projektet e reja.