Bieta mori një buqetë me lule anonim dhe ndjekësve ja si komentuan se kush ja dergoi

Të hënën nisi sezoni i ri i “Ftesë në 5” dhe në të njëjtën ditë ishte edhe 5 vjetori i emisionit që na ka shoqëruar çdo pasdite në ekranin e Top Channel.

Në këtë ditë të veçantë Bieta bëri një gjest shumë të bukur duke i dërguar nga një kuti me lule çdo të ftuari dhe duke i falenderuar që i janë përgjigjur me “Po” ftesës së saj. Por edhe vetë autorja u surprizua.

Bieta postoi disa foto ku shfaqej me një buqetë me lule në duar dhe tregoi se dërguesi është anonim. Menjëherë në komente ndjekësit përmendën vetëm 2 emra, Albani ose Kroi. “Zakonisht nuk ka surpriza per autoren… por ja qe eshte dikush qe i thyen rregullat… dhe derguesi i luleve eshte?????”, shkroi Bieta.