Bes Kallaku poston foton epike te Ijes. Elizabeta Shqiptare “E kemi ende Mbretëreshën”

Mbretëresha Elizabeth ndërroi jetë pak ditë më parë në moshën 96 vjeçare.

Ajo qëndroi për 70 vite në fron. duke u bërë kështu monarkia më jetëgjatë në historinë britanike.

Ndërsa rrjeti është mbushur me lajme për monarken e ndjerë, Bes Kallaku na ka treguar mbretëreshën e tij të vërtetë.

Aktori ka vendosur në fronin mbretëror britanik, gjyshen e tij. “Ka ende një Mbretëreshë”, ka shkruar ai me humor duke shkaktuar shumë komente te ndjekësit.

Aktori ka treguar gjithmonë se sa e rëndësishme është Ija në jetën e tij. Pak ditë më parë, në një foto me të, ai shkroi: Ne prehrin e ëndrrave”.