Behuni gati temperatura mbi 41 gradë, nga e hëna perkeqesohet moti

Muaji qershor do të mbyllet me temperatura të larta dhe mot të thatë, por që do të shoqërohen edhe me lagështi e reshje me intensitet të ulët.Në një intervistë në Report Tv në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ nga Andi Kapxhiu, meteorologu Elvi Jahaj nga Shërbimi meteorologjik ushtarak tregoi se di të jetë moti gjatë ditëve në vijim.

“Të shtune e të diele, do të vijojnë masat ajrore të nxehta, por edhe pjesërisht lagështirë. Në zonat malore përgjatë ditës së nesërme dhe pasnesër do të ketë edhe reshje me intensitet të ulët deri në mesatar që shoqërohet me rrebeshe dhe stuhi”, tha Jahaj.

Ndërkohë që në fundjavë nuk do të mungojnë temperaturat e larta për këdo që do të kalojë ditët e pushimit duke marrë rreze dielli në plazh apo pishina. Edhe muaji korrik do të jetë i nxehtë sepse nga e hëna, do të vijë valë e nxehtë dhe temperaturat do të arrijnë mbi 41 gradë celsius në vendin tonë.