Arbana Osmanit poston foton e bukur. Shikoni cfare ben djali i madh per te. Foto

Në natën finale të “Big Brother Vip” disa muaj më parë, Arbana Osmani zbuloi për të gjithë se ishte shtatzënë për të tretën herë, ndërsa u raportua në media se ajo dhe partneri i saj, Eduart Grishaj këtë herë do të bëhen prindër të një vajze. E megjithë gëzimin e ardhjes së një vajze në një shtëpi “të dominuar” nga djemtë, pika e dobët e moderatores vazhdojnë të jenë çunat.

Këtë sigurisht mund ta shohim nga marrëdhënia speciale që ajo ka me të birin Jonin, patjetër edhe me Diellin, edhe pse me të nuk poston shpesh në rrjetet sociale pasi është ende i vogël.

Si për ta vërtetuar këtë, ditën e sotme Arbana ka postuar një foto në InstaStory-t e saj, ku shfaqet Joni duke e ndihmuar, më saktë duke i lidhur këpucët dhe ky ishte një moment që e ka bërë krenare moderatoren.

“Kush ka çuna, botën ka”- shkruan Osmani bashkangjitur fotos dhe ne nuk mund të mos i japim të drejtë.