Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranes ben njoftimin e rendesishem per te gjith ata qe do te udhetojne

0
483

Bllokimi i sistemit TIMS pasi ra pre e sulmit nga hakerat iranianë, ka sjellë probleme në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Shqipërisë.

Aeroporti “Nënë Tereza”, e cila është pika më e rëndësishme e kalimit kufitar ka dalë me një njoftim për qytetarët ku i kërkon atyre të paraqiten në Rinas dy orë e gjysmë para fluturimit të tyre, për të shmangur vonesat.

“Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranes njofton të gjithë pasagjerët se pavarësisht problemeve momentale me sistemin TIMS, operimet vazhdojnë pa vonesa në aeroport. Fluturimet vazhdojnë sipas planit, megjithatë, ju lutemi të jeni të pranishëm në TIA 2:30 orë përpara për të shmangur çdo shqetësim”- thuhet në njoftim.

Mësohet se sistemi TIMS është fikur nga autoritetet shqiptare për arsye sigurie, dhe paraprakisht dyshohet se të dhënat e sistemit më të rëndësishëm të Policisë së Shtetit, nuk janë prekur nga hakerat.

Tentativa për të vënë nën kontroll sistemin TIMS me qëllim final paralizimin e punës të policisë në pikat kufitare shqiptare ndodhi vetëm pak orë pasi departamenti thesarit amerikan shpalli sanksione ndaj Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë iraniane dhe ministrit të saj, me akuzën ata se janë përgjegjës për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë.

Ky është sulmi i dytë kibernetik që Irani bën ndaj Shqipërisë, pasi goditi shërbimet online në korrik.

Top Channel