33 vjecarja shet femijet qe te rregulloj hunden tek estetisti

Nëna bën veprimin e urryer në Rusi. Një nënë ka shitur foshnjën e saj të porsalindur për të paguar nderhyrjen e hundës që i kushtonte 3000 paund.

Mediat lokale në Kaspiysk, Rusia jugore, nuk kanë zbuluar emrin e 33-vjeçares, por shkruajnë se është arrestuar.

Nëna mori fillimisht 274 paund nga një çift që ranë dakord vetëm pesë ditë pas lindjes, më 25 prill, që të merrnin foshnjën e saj.

Djali u sëmur dhe çifti u detyrua që ta dërgonte në spital, aty mjekët i kërkuan certifikatën e lindjes.

Pasi çifti u arrestua, ka deklaruar se një muaj pas lindjes së djalit, i ka dhënë nënës së tij edhe 1370 paund, aq sa mund t’i kushtonte nderhyrjen e hundës.

Por para se çifti të dorëzonte pjesën e mbetur të tarifës totale prej 2730 paund, policia e arrestoi.