Zonat që do të “vishen me të bardha”.Po vijnë reshjet e dendura të dëborës

MOTI, SHQIPËRI

Prej disa ditësh, vendi ynë është përfshirë nga një mot i keq, me reshje të dendura shiu dhe me ulje temperaturash.

Në veri të vendit reshjet e shiut, shkaktuan përmbytje të mëdha, duke lënë pas edhe viktima. Ndërkohë situata me reshjet parashikohet që të ketë një përmirësim nga e enjtja dhe në vijim.

Por në fundjavë sipas Windy, parashikohet një uljet e madhe e temperaturave.

Kjo do të sjellë reshje të dendura dëbore në zonat Veriore të vendit, në Lindje dhe në Jug-Lindje.

Ashtu siç shihet në hartën e Windy, një pjesë e madhe e Shqipërisë do të mbulohet nga reshje e dëborës në 10 ditëshin që vjen.