Zbardhet deklarata e infermieres që dhunoi të moshuarën diten e sotme

“Më sulmoi”, infermierja Aurona Pelaj përpiqet të mbrohet, del deklarata e saj para policisë.

Pamjet e rrahjes në qendrën për përkujdesjen e të moshuarve “Orenda” në Pejë tregojne ndryshe.

Ato kanë përfunduar në pranga të Policisë dhe janë suspenduar, bashkë me një punëtore tjetër. Gazeta Sinjali ka siguruar detaje nga dëshmia e të dyshuarës kryesore, Aurora Pelajt, e cila është shprehur e penduar, duke u arsyetuar se e sulmoi në vetëmbrojtje. Publikimin e videos ajo e konsideron si të qëllimshëm, për shkak se dje e ka lënë punën në këtë qendër.

Ajo ka thene se“Unë kur kam filluar punën ajo veç ka qenë banore e shtëpisë dhe se nga mjeku është konstatuar se e njëjta ka çrregullime mendore. Në ditën kur ka ndodhur rasti ajo ka qenë shumë agresive dhe kohë pas kohe përjetonte kriza nervoze dhe për këtë e kemi njoftuar doktorin. Atë ditë, e kemi pasur për detyrë që t’ua ndërrojmë pampersat pasi e moshuara e kishte kryer nevojën fiziologjike dhe me duart e saj e ka ndotur hapësirën. Unë e kam dëgjuar një zhurme te banjoja dhe kam shkuar që të shikoj. Aty koleget e mija kishin pasur telashe dhe desha të ju ndihmoj. Ajo (e moshuar) më ka sulmuar dhe më ka shkaktuar lëndime në dorë, më ka sulmuar me shqelm e para. Unë nuk kam përdor gje të madhe përveç me ndalu sulmin e saj ndaj meje. Ajo atë ditë e ka sulmuar edhe një banore tjetër“, ka deklaruar ajo, raporton Sinjali.