Java në të gjithë territorin shqiptar ka nisur me mot të kthjellët dhe me vranësira. Meteorologia Adiola Bani nga “MeteoAlb” u se e gjithë java që sapo ka nisur do të jetë me kushte të tilla, deri ditën e premte për tu pasuar më pas në fundjavë me një mini dimër në të gjithë territorin.
Sipas Banit fundjava do të sjellë një ulje të ndjeshme temperaturash dhe prani të reshjeve të dendura të shiut.
“Sot mbretemi në ndikimin e motit të kthjellët dhe të vranësirave të herë pas hershme të cilat në zonat jugore dhe pjesërisht në zonat jugore dhe qendrore do të sjellin reshje të pakta dhe të izoluar shiu. Dita e martë dhe deri mesditën e së premtes i gjithë territori shqiptar do të mbetet me kthjellime kalimtare.
Ndërsa e premtja dhe në vijim e shtuna dhe e diela do të sjellin një sistem të të fuqishëm me vranësira që do të rigjenerojë rrebeshe shiu në të gjithë territorin shqiptar. Reshjet do të jenë mesatare dhe intensive në zonat jugore dhe veriperëndimore në vend të shoqëruara me stuhi.
Ndërkohë vlerat termike do të bien ndjeshëm në fundjavë, pasi deri të premtetn ne do të mbetemi në temperaturat tipike të tetorit ku maksimumi në mesditë do të ngjitet deri në 23 gradë celsius, ndërsa në zonat malore termometri mund të zbresë dhe në vlera negative duke bërë që në mesditë vlerat të jenë jo më shumë se 17 apo 18 gradë, temperatura tipike të dimrit. Fundjava na sjell një mini-dimër të vogël”, ka thënë ajo.
Gjithashtu dhe Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të mbeten deri të premten në mot të qëndrueshëm ndërsa në fundjavë do të kemi ulje të temperaturave, të cilat mund të sjellin dhe reshje bore.