Java që presim përpara pritet të jetë një javë “tipike” e pranverës me plot ditë me diell por në fund të saj rikthehen reshjet e shiut dhe dëborës.
Pas diteve me shi dhe diteve te ftoht pritet qe moti te hapet kete jave dhe pranvera te filloj.
E hena do te jete nje dite me diell dhe dita e Martë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore.
Dhe e Mërkura dhe e Enjte parashikohen me mot kryesisht të kthjellët por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave të cilat në relievet malore në lindje do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe lokale.
Ndersa e Premtja pritet te reshje dhe vransira ne vend.
Era parashikohet të fryjë e lehtë dhe shpejtësi mesatare 1-6 m/s ndërsa ditën e Premte era fiton intensitet në një pjesë të madhe të vendit dhe shpejtësi deri në 10-15m/s.