Nje lajm i mire nga 23 vjecari qe humbi ne malet e Kukesit.Ai u largua ne bjeshk per te mbledhur boronica dhe humbi kontaktet me familjen.
Vullnet Beluli, i afërm i 23-vjeçarit Meledin Adili nëpërmjet Report Tv bëri apel për ndihmë që të nisin kërkimet me dron, qen kufiri apo helikopter.
Ai thotë se territori në Bjeshkë është shumë i vështirë dhe kjo u bën të pamundur kërkimet. “Kemi filluar kërkimet që në orën 17. Moti ka qenë me shiVje ne u larguam se moti ishte shumë i keq.
Kemi nisur kërkimet në orën 4 të mëngjesit, pas 10 orëve kërkim nuk kemi gjetur gjë, duhet ndërhyrje ju lutem nga shteti”, tha i afërmi i 23-vjecarit. Gjithsesi e rëndëishme tani është që djali është kthyer në shtëpi dhe është shëndoshë e mirë.