Vjehrra kap mat dhendrin teksa ai po e tradhtonte me një kolege pune.

Korrespondenti i “Aldo Morning Show” në Vlorë ka raportuar sot një rast të një gruaje e cila ka kapur dhëndrin teksa i tradhtonte të bijën me një kolege pune.

Albi thotë, se gruaja ka lajmëruar vajzën e saj, por nuk dihet se çfarë ka ndodhur me çiftin.

Albi: Një grua e cila sapo ka dalë nga shtëpia, ka bërë ato punët e saj nëpër Vlorë. Në momentin që do kthehej, ka parë dhëndrin e saj me një vajzë tjetër duke dalë nga hoteli.

Aldo: Uaaa, hë ça tha ai??

Albi: Ka shkuar e shkreta e ka kapur në moment, në flagrancë. Ishin duke biseduar. I ka thënë me stil domethënë që edhe mos ta ulte para asaj, kush është kjo? Djali është justifikuar duke i thënë shiko se është një kolege e punës e shkuam për të pirë një kafe.

Albana: Në hotel?!

Albi: Hoteli në kat të dytë kishte dhe një lokal të vogël për t’u çlodhur.

Aldo: Ai mund t’i kishte thënë që po shkonin dhe në një konferencë.

Albi: E po ndoshta s’kishte ndonjë sallë konference aty e dilte bllof. Tani kanë filluar, kjo gruaja ka lajmëruar çupën e saj e kanë nisur grindjet e para./tvklan.al