Video/Kam tre vite që se kam parë”, Stresi TRONDIT me rrëfimin.Ish-bashkëshortja ka tumor edhe

Reperi Stresi së fundmi ka tronditur me rrëfimin që ka bërë. Teksa ishte duek biseduar me banorët brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova, ai ka treguar se ish-bashkëshortja e tij vuan nga një sëmundje e keqe.

I përlotur, Stresi tha se Kesi ka tumor dhe kist dhe tha për këtë arsye flet shpesh për të, pasi kjo është brenga e tij më e madhe.

“Shatë vjet në shpi më ka mbajtur, edhe po ta them një gjë ka dy tumore. Se po hymë po flasim për hallet e tjetrit. Ish-bashkëshortja ka dy tumore, tumor në kokë dhe kist i ka të ngjitur njëri me tjetrin.

Më ka mbetur një brengë shumë e fortë në shpirt. Nesër mund të më ndrojë jetë çika edhe kam tre vite që se kam parë. Po më ik truri”, tha Stresi.