Vendi pushtohet nga stuhi dhe reshje te dendura shiu. Ja dita kur pritet ndërprerja e reshjeve te shiut.

Moti i keq me reshje të dendura shiu do të vijojë në Shqipëri deri të mërkurën. Sipas sinoptikanëve, harta e zonave në rrezik përmbytje pritet të zgjerohet më tej.

“Dita e hënë do të sjellë dobësim të reshjeve për t’i rikthyer sërish të martën dhe të mërkurën duke sjellë reshje intensive dhe duke zgjeruar hartën e përmbytjeve edhe me Vlorën. Pjesa më e madhe Ultësirës Perëndimore rrezikohet nga përmbytjet”.

Vetëm pas të mërkurës pritet përmirësim i motit, por me temperatura me të ulëta.

“Parashikohet që të kemi përmirësim të dukshëm të motit nga dita e enjte ku do ketë ndërprerje të reshjeve”.

Sipas sinoptikanëve muaji Nëntor ka sjellë dyfish më shumë reshje se e njëjta peridudhë të një viti më parë, kryesisht në zonat veriore dhe ato qendrore.