Zjarret na treguan edhe nje prej aneve te erreta te institucioneve shteterore, qe jo vetem nuk kane kapacitete per te nderhyre ne kohe e me efikasitet, por shpenzimet qe me pas bejne jane marramendese. Strukturat e emergjencave ne bashki jane me kapacitete minimale njerezore dhe me mungesa te theksuara mjetesh.
Nuk ben pas ne kete drejtim edhe sherbimi zjarrfikes ne Shkoder, i cili perballon volume te medha pune si pasoje e zjarreve e jo vetem, por qe ka numer minimal efektivesh ne raport me popullsine dhe territorin qe mbulon. Sot ne Shkoder jane 28 efektive nga 100 qe duhet te kete reparti zjarrfikes, cka do te thote se ka nje numer 4 here me te vogel sesa ligji parashikon.
Por kjo gje nuk i ben pershtypje Voltana Ademit, e cila nuk shqetesohet per numrin e ulet te efektiveve te zjarrfikesve, sepse shqetesimi saj eshte te fryje administraten me punesime “luksi”.
Me dhjetra drejtori jane fryre me punesime militantesh e ndera personale te Ademit, e cila ka kapur numrin rekord te punesimeve ne bashkine Shkoder. Kontrolli i larte i shtetit duhet qe sebashku me organet e tjera ligjzbatuese te nise nje hetim te thelle ne kete drejtim, pasi asesi nje kryetare bashkie nuk mund te veproje sipas orekseve te saj.
Perpara se te tejfryje administraten me punonjes qe sillen neper kafenete e qytetit, Ademi mund te zgjidhe problemet e sektoreve kyç si zjarrfikeset qe shpetojne jete njerezish.
Sot sherbimi zjarrfikes nuk mund te jete peng i veprimeve skandaloze te nje kryetareje bashkie qe mendon te zgjidhe problemet e saj dhe asgje me shume. /ShkodraNews