Vajza shkon të marrë lekët në “Raiffeisen Bank”, gjen llogarinë të boshatisur

Një qytetare, ka denoncuar ditën e sotme, ‘incidentin’ që i ka ndodhur në një nga bankat Raiffeisen. Ajo ka shkuar bashkë me nënën e saj për të tërhequr para nga një llogari që ishte hapur në emrin e kësaj të fundit, Burbuqe Hoxha.

Sipas qytetares, llogaria kishte 1 milion e gjysmë lekë të vjetra, por kanë konstatuar që në llogari nuk kishte mbetur asnjë lekë. Punonjëset e bankës i kanë dhënë një listë me transaksione, që qytetarja thotë që nuk janë bërë aspak nga ajo. Gjithashtu është përballur me një komunikim joetik nga punonjëset e bankës.

Në fund të gjithçkaje, qytetarja i bën thirrje bankës dhe drejtuesve të saj, që t’i kthehen paratë sa më shpejt, pasi i duhen për një problem shëndetësor. Ajo mendonte se paratë në Raiffeisen Bank ishin më të sigurtat, por është përballur me një zhgënjim total. Burimi JOQ