Trompoza na rrezikon jetën, shenjat për të kuptuar nëse e keni

Mpiksja e gjakut është një grumbull qelizash dhe proteinash në gjak. Ajo ngadalëson gjakderdhjen në rast plagosjeje. Zakonisht shpërbëhet ndërsa shëroheni, por nëse formohet kur nuk është e nevojshme, mund të bllokojë pjesërisht ose plotësisht një enë gjaku.

Problemet që mund të shkaktojë

Një mpiksje gjaku e papritur mund të çojë në probleme serioze, madje edhe vdekje. Nëse formohet në një arterie, mund të bëhet shkak për një infarkt në zemër, një goditje në tru apo ishemi të këmbëve. Nëse ndodh në një venë, mund të ndjeni dhembje dhe ënjtje. Një mpiksje gjaku në një venë në thellësi të trupit quhet trombozë në venën e thellë (DVT: deep vein thrombosis); nëse ndodhet në mushkëri kemi të bëjmë me një embolizëm pulmonar (EP). Të dyja rastet klasifikohen si të rrezikshme për jetën.

Ju mund të keni një mpiksje gjaku nëse thyeni një kockë ose pësoni një tërheqje të keqe muskulare, por ndonjëherë nuk mund ta dini pse është krijuar mpiksja e gjakut. Megjithatë gjasat për të patur mpikjse të gjakut janë më të larta nëse:

• Jeni duke rimarrë veten nga një operacion kirurgjikal ose jeni të detyruar
qëndroni ulur për një kohë të gjatë.
• Jeni mbipeshë ose obezë.
• Keni diabet ose kolesterol të lartë.
• Jeni mbi 60 vjeç.

Simptomat:

• Ënjtje dhe dhimbje në këmbën e prekur
• Ndryshim të ngjyrës së lëkurës
• Nxehtësi në zonën e prekur
• Dhimbje gjatë lëvizjes
• Dhimbje në kraharor
• Dhimbje në këmbë dhe pulpë
• Lodhje e pashpjegueshme
• Gulçim ose vështirësi në frymëmarrje
• Kollitje e papritur