Tenxheret tuaja do të qëndrojnë si të reja me këtë truk të mrekullueshëm

Eshtë e pamundur që enët e gatimit që përdorim çdo ditë të qëndrojnë gjatë kohës si të reja. Duke gatuar çdo ditë edhe ato vjetërësohen apo pësojnë dëmtime të ndryshme. Një prej “dëmtimeve” më të zakonshme janë njollat e zeza që krijohen në fundin e enëve të gatimit, pavarësisht sesa i mirëmbajmë.

Largimi i këtyre njollave kërkon shumë për t’i pastruar dhe është e bezdisshme. Por ne sot në këtë artikull do t’ju tregojmë një truk të thjeshtë sesi tenxheret tuaja dhe enët e tjera të jenë gjatë gjithë kohës si të reja.

– Merrni një enë, në të cilën ju mund të vendosni tenxheren apo tiganin për të pastruar.

– Shtoni kripë në bazë për të mbuluar njollën që dëshironi të pastroni dhe shtoni sa më shumë lëng limoni, duke e bërë kripën plotësisht të njomë.

– Lëreni të veprojë për 4 orë dhe pastaj fshijeni me furçë.

– Së fundmi, lajeni me ujë të nxehtë dhe detergjent duke e fërkuar me një sfungjer.

Ky është një truk më shumë se i thjeshtë dhe që ju nuk keni nevojë të investoni shumë para. Kjo do t’ju kursejë kohë për pastrim dhe mund.