Rudina Dembacaj: Familjarët e mi më thonë mos ndrysho më burrë!
Rudina Dembacaj ishte e ftuar në programin e Rudina Magjistarit ku doli për herë të parë në një intervistë me motrën e saj, Jeredën. Të dyja motrat treguan gjithçka rreth kujtimeve dhe marrëdhënies së tyre të veçantë. Një raport i shkëlqyer motrash.
Ndër të tjera ato folën edhe për bashkëshortët e tyre, madje motra e Rudinës tha se Mark Frrokun e thërriste “amore” dhe se kishte një marrëdhënie të shkëlqyer me të.
Ndërsa Rudina me humorin që e karakterizon tha se familjarët e saj e duan aq shumë Markun sa tani po i thonë që mos të ndryshojë më burrë.