Tavë me Patate dhe Krem qumështi në furrë

Përbërësit

1.2 kg patate (në feta)
100 ml qumësht i paskremuar
100 ml krem qumështi
piper
2 gjethe dafine
kripë
gjalpë
trumëz (e grirë)

Përgatitja
1
Në një tenxhere shtoni qumështin, kremin e qumështit, dhe patatet e grira në feta. Hidhni sipër tyre piperin, gjethet e dafinës dhe kripën.
2
Përzieni për disa minuta derisa qumështi të ketë marrë valë. Lyeni tavën me gjalpë dhe shtoni patatet në tavë.
3
Sipër tyre shtoni qumësht nga tenxherja, trumzë, dhe vendoseni në furrë të piqet në 190 gradë C për 50 minuta.

Leave a Reply