Supë e shpejtë me karrota dhe pulë

Përbërësit:

750 gr karrota

150 gr patate

2 kokërra qepë

2 lgj vaj ulliri

Kripë + Piper të zi

Arrë moskat

¼ lç piper të kuq

400 gr fileto pule

4 lç pesto xhenoveze

1 l lëng perimesh ose pule

Përgatitja:

Lajmë pastrojmë karrotat dhe i presim në feta shumë të holla me qëllim që të ziejnë shpejt. Qërojmë patatet dhe gjithashtu i presim në feta të holla. Qërojmë dhe qepën dhe e presim në kubikë të vegjël.

Ngrohim 2 lugë vaj ulliri në tigan dhe pasi kaurdisim qepën për 5 minuta shtojmë karrotat, patatet, 1 litër ujë, 1 bustinë koncentrat pule Gallina Blanca, kripë, piper të zi dhe arrë moskat. I trazojmë të gjithë përbërësit së bashku dhe i lemë të ziejnë për 15 minuta.

Ndërkohë pasi e kemi larë dhe tharë mirë fileton e pulës e marinojmë me kripë, piper të zi dhe piper të kuq. Ngrohim më pas vajin e ullirit në një tigan dhe e skuqim mirë nga të dy anët fileton e pulës për 10 minuta.

Pasi supa të jetë zjerë e kalojmë në blender dhe e kthejmë në pure. E shërbejmë më pas supën në pjatë duke vendosur në qender disa feta fileto pule. Shpërndajmë më pas në supë 1 lugë çaji pesto xhenovese të holluar me pak vaj ulliri. Për dekor mund të vendosim në supë dhe pak nga gjethet jeshile të karrotave.

Leave a Reply